Ballina Kryesore KËTO 10 RASTËSI TË PABESUESHME DO JU LËNË PA FJALË

KËTO 10 RASTËSI TË PABESUESHME DO JU LËNË PA FJALË

Herë pas here jeta na zbulon gjëra të çuditshme të cilat janë të vështira për tu shpjeguar. Më poshtë do shihni disa ngajshmëri dhe rastësi të cilat do ju duken të pabesueshme.

  1. Enzo Ferrari dhe Mesut Ozil

Enzo Ferrari, themeluesi i kompanisë së Ferrarit vdiq në vitin 1998. Futbollisti Mesut Ozil ka lindur në po të njëjtin vit një muaj më vonë vdekjes së Enzos. Ndoshta duke parë portretet e tyre mund të mendoni që ata janë vëllezër binjakë.

  1. Zubaida Tharwat dhe Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence është një kopje e gjallë e aktores historike Egjiptiane Zubaida Tharwat.

  1. Paralajmërimi për Titanikun

Shkrimtari Morgan Robertson shkruajti novelën Futility, e cila fliste për historinë e një anije, Rënia e Titanit. U shkruajti 14 vjet para përmbytjes së Titanikut, në vitin 1898. Në këtë novelë nuk ishte vetëm emri që kishte një ngjashmëri të frikshme por të dyja anijet, si ajo realja dhe ajo e sajuara u quajtën të pamposhtura, kishin karakteristika teknike teknike të ngjashme, kishte mungesa të varkave të shpëtimit dhe u goditën nga ajsbergu në Atlantikun Verior.

  1. Fqinjët që jetuan në shekuj të ndryshëm, George Handel dhe Jimi Hendrix

Krijuesi i famshëm George Handel ka qenë fqinji i kitaristit të madh Jimi Hendrix, por të veçuar nga shekuj të ndryshëm. Handel ka jetuar në londër në rrugën 25 Brook Street ndërsa Hendrix ka jetuar për disa kohë në rrugën 23 Brook Street. Të dy ata kanë qënë muzikantë të mahnitshëm të cilët kanë pasur impakt të rëndësishëm në rritjen e muzikës.

  1. Tragjedia në Hoover Dam

Gjatë ndërtimit të Hoover Dam, George Tierney vdiq në 20 Dhjetor të vitit 1922 ndërsa bënte parapërgatitjet e punës. Ai ishte ndër të parët të cilët humbën jetën. Djali i tij, Patrick Tierney ishte personi i fundit që vdiq gjatë ndërtimit me një vdekje të ngjashme si i ati, me datë të ngjashme, 20 Dhjetor.

  1. Ngjashmëritë në biografitë e Linkolnit dhe Kenedit.
LEXO EDHE:  VIDEO/ Panik në plazh, shihni si fluturojnë çadrat nga era e fortë

Incidente të çuditshme kanë ndodhur në biografitë e dy presidentëve Amerikanë, Abraham Linkoln dhe John Kennedy. Por shihni rastësitë në ngjashmërinë e biografive të tyre:

  • -Të dy janë vrarë ditën e premte nga një plagë e marrë mbrapa kokës, përapa se të festonin Pashkët(Linkoln) dhe Ditën e Falenderimeve(Kennedy). Të dy ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre
  • -Të dy kishin katër fëmijë
  • -Të dy kishin nga një shok të quajtur Biily Graham
  • -Kenedi kishte një sekretare të quajtur zonja. Linkoln ndërsa Presidenti Linkoln kishte një sekretar të quajtur John
  • -Pasardhësit e tyre në të dyja rastet ishin zv. presidenta të quajtur Johnson dhe të dy ishin nga pjesa jugore dhe Demokratë
  1. Makineria e kohës së Edgar Allan Poe

The Narrative of Arthur Gordon Pym of Nantucket, vepra e shkruajtur nga Poe na tregonte historinë e katër detarëve të cilët i shpëtuan mbytjes së një anije dhe u detyruan të hanë një djalosh të quajtur Rchard Parker. Allan Poe deklaroi se historia ishte e bazuar në ngjarje të vërtetë, por nuk ishte kjo çështja në të vërtetë.

46 vjet mbas publikimit të librit, një anije u mbyt me të vërtetë dhe disa anëtarë të anijes treguan sesi kishin ngrënë një djalosh të quajtur… Richard Parker. Kjo ngjarje çoi në dyshimet se mos shkrimtari i famshëm zotëronte një makineri kohe.

  1. Vëllezërit pa fat

Një 17 vjeçar i quajtur Erskine Lawrence Ebbin, banor në Ishujt Bermude, në korrik të vitit 1975 po ngiste një motoçikletë në korsinë e tij kur një taksi e goditi. Afërsisht një vit më parë, në korrik, vëllai i tij, gjithashtu 17 vjeçar kishte vdekur duke ngarë të njëjtin motorr dhe një taksi e kishte vrarë. Në timon ishte i njëjti shofer që i vrau të vëllanë dhe pasagjeri ishte po i njëjti gjithashtu.

  1. Anthony Hopkins dhe libri i rralë
LEXO EDHE:  Ministri i Izraelit i jep shpërblimin Donald Trump, ja çfarë emri që do t'i vendoset tunelit hekurudhor në Jeruzalem

Në një rast, aktorit Anthony Hopkins i duhej një libër i shkruajtur nga George Feifer në të cilin mund të studionte për një rol kryesor që do të merte pjesë. Ndërsa kërkonte, nuk mund ta gjente librin askund kur aksidentalisht pa një kopje të librit të humbur në metro.

Kur aktori kohë më vonë takoi autorin e librit, autori i librit i tha aktorit që nuk kishte një kopje të librit për arsye sepse librin e fundit që kishte ia kishte huazuar një mikut të vet i cili e kishte humbur diku në metro.

  1. The Simpsons dhe Donald Trump

Krijuesit e The Simpsons prodhuan një episod në vitin 2000 ku bënë një shaka për Donald Trump i cili mund të bëhej president. A do e kenë parashikuar ata që një ditë do të bëhej realitet?

Akoma më mahnitës është elementi i cili tregon Trumpin si në skenat e serialit kur ai hodhi propozimin e tij për tu bërë president.