Ballina Kryesore Këto janë 10 nga makinat më të çmendura të prodhuara nga Brabus

Këto janë 10 nga makinat më të çmendura të prodhuara nga Brabus

Javën e kaluar, kemi humbur një nga më të mirët e botës së modifikimit të automjeteve, Bodo Buschmann.

Për më shumë se katër dekada, drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i Brabus, u kthye në aktin e makinave të mëdha të Mercedes nga një industri butikësh në një formë arti dhe kompania më e madhe e modifikimit të makinave në botë në këtë proces.

Brabus është kthyer në një sinonim për fjalët “Mercedes-Benz i modifikuar”.

Si një festë për punën e Bodo, ne kemi shqyrtuar arkivat e Brabus dhe kemi nxjerrë modelet më të fuqifshme të prodhuara nga fabrika në Bottrop, Gjermani.

10. 1984 Mercedes 500 SEL

Në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 shpejtësia nuk ishte sinonim i Mercedes. Ata ishin kryesisht të buta dhe luksoze. Por Bodo Buschmann donte ta ndryshonte këtë gjë.

Kështu që ai ngriti dyqanin nga pjesa e pasme të garazhit Daimler të babait të tij dhe shtoi atë që ai e quajti “përsosmëri”. Kjo ishte një fjalë gjithëpërfshirëse, ndërsa përpunimi i Bodo-s erdhi në mënyra të ndryshme, pjesërisht më shumë luksit dhe teknologjisë, por më së shumti nëpërmjet fuqisë dhe performancës.

Ka pasur një oreks të dukshëm për këtë sjellje, pasi njerëzit nga mbarë bota do të vinin dhe do të “kafshonin” dorën e Bodo për ofertën e tij të fundit. Ja vetë njeriu në 1984 duke përdorur Mercedes 500 SEL të tij të rafinuar si një “stekë të madhe me motor”.

9. 1984 Mercedes 190E V8

Ndërrimi i motorrave ishin “bukë e djathë” për Brabus. Është filozofia e vjetër e shkollës për më të mirën e saj.

Merrni për shembull: Bodo dhe fëmijët e tij i vendosën një Mercedesi 190E të 1984 një motorr V8 me 276 kuaj fuqi të një S-class.

8. 1988 3.6 S Lightweight

Duke qenë një individ i kuptueshëm, Bodo ishte i vetëdijshëm se duhet më shumë se një mendim për të bërë një makinë të ecë më shpejt.

Por thjesht një “përbindësh” nën kofano nuk mjaftonte, dhe Brabus i vuri syrin dhe peshës së makinës.

Dhe kur këto dy gjëra të vijnë së bashku, ju merrni gjëra të mëdha.

Gjërat si 3.6 Lightweight. Në 1988 Brabus rivalizoi modelin 323i. Mercedes Benz kishte një motor 2.6 litërsh, AMG vendosi një motorr 3.4 litërsh, por Brabus  dhe hodhi në modelin W201 një motorr 3.6 litërsh.

Me 268 kuaj fuqi dhe 269lb ft çifte rrotullullimi, 12-valvola 3.6 S ishte mjaft e shpejtë. 0-100 km/h  e arrinte për 6.3 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 285km/h.

7. 1996 Brabus E V12

Kur një motorr V8 nuk mjafton atëherë Brabus vendos një motorr V12. 

Brabus V12 e 1996 ishte makina e parë që nisi rekordet për  rekordet botërore të makinave.

12-cilindrat e Mercedes Benz SL-class u zgjerua në 7.3 litra, duke prodhuar 582 kuaj fuqi dhe një çift rrotullues 570 lb ft.

Kjo bëri që E-class V12 të arrinte një shpejtësi maksimale prej 330 km/h dhe mori titullin e “Sedanit më të shpejtë me katër dyer në botë” në Librin e Rekordeve të Guinness.

6. 1998 Brabus M V12

Dy vjet pasi emri i tij u vulos në Librin Gines të Rekordeve Botërore, Bodo donte më shumë. Së pari ai mori një  E-class portobagazh dhe arriti një shpejtësi maksimale prej 320 km/h duke e bërë makinën me portobagazh më të shpejtë në botë.

LEXO EDHE:  Fotogaleri/ Del në rrugë Maybach G650, shikoni çfarë mrekullie është kjo makinë

Pastaj, duke përdorur një tjetër motorr prej 12-cilindërash, me një M-Class ai arriti shpejtësinë maksimale prej 260 km/h duke thyer rekordin për fuoristradën më të shpejtë në botë.

5. Brabus Smart

Ashtu si Mercedes pa punën e AMG dhe e mori të gjithë me vete, Daimler ka bërë të njëjtën gjë me Brabus dhe Smart. Kryesisht përmes lidhjeve familjare të Bodo. Por gjithçka filloi në vitin 1999, ku ata nxorrën makinën e qytetit në një makinë monstrouse me 69 kuaj fuqi.

4. Brabus Black Baron

Baroni i Zi mund të jetë emri më i mirë i vendosur një makine ndonjëherë. Imagjinoni të jeni në gjendje të thoni, “Unë ngas një baron të zi”.

Ishte një E-Class V12, makina e cila mori emrin baroni i zi.
 
Nën të gjitha sakrificat shpirtërore, është një E-Class me 788 kuaj fuqi. Falë këtij lloji të fuqisë, mund të arrijë 370 km/h dhe të vazhdojë të shkojë derisa të përfundojë orbitën e vet përmes hapësirës.
Vetëm dhjetë prej këtyre monstrave janë prodhuar, me çmim prej £530,000
 
3. Fugonat Brabus

Brabus nuk u mor vetëm me shndërrimin e makinave Mercedes në të shpejta por dhe në luksoze.

Brenda, ata janë me sedilje lëkure, të përshtatur ergonomikisht dhe me ajër të kondicionuar. Normalisht brenda mundësive të barit dhe qendrës së pijeve freskuese. Ka gjithashtu akses me telefonin, kështu që mund të porositni në pizza në fugonin tuaj, para se të luani një lojë 3D ose të shihni filma në një TV LCD 32 inç.

Nëse keni probleme me persona të tjerë dhe keni tendencë për tu qëlluar, ju gjithashtu mund t’i merrni ato të blinduara.

2. Brabus G63 6×6

Nga finesa e fillimeve të viteve ’70 në çmendinë e sotme, ne ju japim Brabus G63 6×6.

Automjeti në të cilin është bazuar ka një motorr V6 me 5,5 litra me 536 kuaj fuqi twin-turbo, me 560lb ft çifte rrotullimi. Kjo, thjesht, nuk ishte e mjaftueshme, kështu që Brabus pajisi dy turbochargers më të mëdha, përmirësoi ECU, mbështjellje ari rreth filtrit të ajrit për t’i mbajtur ata të ftohtë, dhe vendosi një marmitë të zhurmshme.

Kjo rrit fuqinë me 154 kuaj fuqi dhe 130lb ft më shumë duke e çuar në 690bhp, dhe 708lb ft.

Pra, përafërsisht vlerën e një Golfi 1.2 litërsh. Kjo do të thotë që një 6×6 3 ton tani arrin shpejtësinë 0-100 km/h në 4.4 sekonda.

1. Brabus Classic
 Janë dashur 4000 orë punë për të rindërtuar tërësisht makinat e vjetra, duke u dhënë atyre më shumë motorë të besueshëm dhe opsione elektrike dhe të mrekullueshme.
 
Tek kjo makinë janë zëvëndësuar të gjitha, dhe bulona më e vogël që mbart. 
 
Motorri i kësaj makine është ribërë tërësisht. Kambioja automatike, transmisioni dhe diferenciali janë ribërë gjithashtu.
 
Amortizatorët dhe frenat janë vendosur të reja.
 
E mrekullueshme. Thjesht e mrekullueshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook