Ballina Kryesore Kickbokseri nga Mirdita shpallet kampion bote në “MMA”

Kickbokseri nga Mirdita shpallet kampion bote në “MMA”

Një kickbokser shqiptar i arteve marciale MMA është shpallur kampion bote në këtë kategori.

Ndue Lleshi nga Mirdita ka arritur ta marrë këtë titull në ndeshjen e zhvilluar në Birmingham, Angli.

Kickbokseri i ri nga Mirdita ka postuar në Facebook një status falënderues për të gjithë përkrahësit e tij.

Ndue Lleshi renditet si kickboksieri i 96-të mes 681 boksierëve aktivë në Irlandë, dhe Mbretëri të Bashkuar.

“Faleminderit për përkrahjen shqipeve ju jeni fitorja ime pa ju nuk valëvitet flamuri kuq e zi! #Albania #Mirdita #Orosh #Shmri”, shkruan kampioni shqiptar.