Ballina Kryesore Kinematografia në zi, ndahet nga jeta legjenda e filmave

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta legjenda e filmave

Kinematografia botërore është në zi. Shkrimtari, editori si dhe producenti amerikan si dhe bashkëthemeluesi i Marvel Comics, Stan Lee ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare,

Lee dhe Jack Kirby themeluan kompaninë më 1961, duke filluar me X-Men, The Fantastic Four, pastaj duke krijuar tituj të tillë si Spider-Man dhe The Incredible Hulk, Iron Man, Captain America, Avengers, Thor, The Guardian of the Galaxy, Ant-Man etj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Stan Lee e ka bërë publik vajza e tij, e deklaroi për TMZ, se babai i saj ka qenë, është dhe do të mbetet “njeriu më i mirë”

Autori i librit legjendar komik vdiq në Cedars Sinai Medical Center në Los Anxheles gjatë ditës së sotme, kjo të paktën sipas revistës Variety.