Ballina Kryesore Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja e madhe Hajrie Rondo

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja e madhe Hajrie Rondo

SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit shqiptar Hajrie Rondo.

Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, për të cilën iu nënshtrua terapive intensive, e cila ia preu në mes dëshirën e saj të madhe për të dalë sërish në skenë. Në vitet e fundit Rondo jetonte në qytetin e Fierit.

Aktorja e njohur, e lindur më 1 mars 1951 në Delvinë, ka një karrierë të gjatë në kinematografinë shqiptare. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. 

Rondo nuk njihej vetëm nga brezi i vjetër por dhe nga të rinjtë për rolet e saj të shumta në filma dhe në komedi.

Një ndër rolet e spikatura të Rondos, është ai i Tanës tek filmi “Përrallë nga e kaluara”, ose njihet ndryshe ‘14 vjeç dhëndër’.

Filmografia
Ballkan Pazar (2011)
Ne dhe Lenini (2009), Semihaja
Dhimbja e dashurisë (2008) serial
Tifozët (2004) – (TV), Frosa
Borxhliu (1999) – (TV), Fija
Dashuri në krisma – (1997) (TV), Zenepja
Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
Pesha e kohës – (1988), Evanthia
Një vit i gjatë – (1987), Donika Saro
Përrallë nga e kaluara – (1987), Tana
Kush vdes në këmbë – (1984), Lina
Një emër midis njerëzve-(1983)
nëntori i dytë – (1982), Lima Kepiego
Agimet e stinës së madhe, – (1981), Xifja
Vëllezër dhe shokë – (1980), Mara

Comments

comments