Ballina Kryesore Kinezët hakojnë kompaninë e madhe të Telekomunikacionit në SHBA, si u zbulua...

Kinezët hakojnë kompaninë e madhe të Telekomunikacionit në SHBA, si u zbulua çipi “spiun”

Ditën e Marte Bloomberg lëshoi “bombën” e radhës kur tha se një kompani Amerikane e telekomunikacionit kishte zbuluar një çip të huaj në serverët e saj.

Javën e kaluar publikimi tha se serverët e Apple dhe Amazon janë kompromentuar nga inteligjenca Kineze e cila kishte vendosur çipe përgjimi në harduerët e furnizuesit të kompanive Super Micro.

Rasti më i fundit thotë se një çip është vendosur në portën Ethernet dhe si rezultat hakerët kanë arritur të hyjnë në rrjetet e brendshme të kompanisë së telekomunikacionit.

Raporti nuk jep emrin e kompanisë por citon ekspertin e sigurisë Yossi Appleboum i cili kishte identifikuar hakimin.

Sipas tij asnjë teknik i kompanisë nuk kishte dijeni për të dhënat po shkonin drejt një serveri të panjohur.

Ky server gjithashtu është ndërtuar nga Super Micro, e njëjta kompani e cila furnizonte Apple dhe Amazon.

Dy kompanitë kanë hedhur poshtë pretendimet e Bloomberg duke thënë se nuk kishin gjetur diçka të dyshimtë.