Ballina Aktualitet “Kjo baxhellë e shpifur vuan për pak publicitet”, gjyqtari shpërthen kundër Xhisiela...

“Kjo baxhellë e shpifur vuan për pak publicitet”, gjyqtari shpërthen kundër Xhisiela Malokut

Paraqitja e sotme e Xhisiela Malokut në ambientet e gjykatës ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët

Përgjithësisht u komentua veshja e vajzës së re si dhe aksesorët e saj të shtrenjtë, por edhe deklarata e saj se do të padiste mediat për shpifje.

Mes atyre që kanë reaguar, ka qenë edhe gjyqtari i kampionatit shqiptar, Albano Stolaj, i cili nuk i ka kursyer komentet, madje, duke e quajtur Xhisielën edhe “baxhellë që vuan për publicitet”

“Kjo baxhellë vuan për pak publicitet. Në qoftë se gazetarët janë profesionistë, mos të merren me këtë gjë të shpifur, me këtë model të shpifur për rininë shqiptare”, shkruan ai në një koment.