Ballina Kryesore Klosi poston gjelin e egër si pjesë e projektit 20 mijë euro....

Klosi poston gjelin e egër si pjesë e projektit 20 mijë euro. Fshin postimin pasi bombardohet nga qytetarët

Sipas Ministrit të Turizmit, Blendi Klosit, një projekt i ri po vjen me vlerën 20 mije euro për shtimin e gjelit të egër në moratoriumin e gjuetisë si pjesë e faunës.  Sipas tij, gjeli i egër do të jetë pjesë e atraksionit turistik në Malin e Tomorrit.

Këtë informacion Blendi e ka postuar në faqen e tij dhe ka marrë reagime të shumta nga gjuetarët dhe qytetarët e thjeshtë.

Sipas komentuesve kjo është një propagande e pastër për të mbyllur shkatërrimin e vërtetë të faunës që po ndodh çdo ditë.

Menjëherë pas reagimeve me tone të ashpra nga ana e komentuesve, vetë ministri ka hequr postimin nga faqja e tij zyrtare.