Ballina Kronike Kokëdhima flet për reformën në drejtësi: “Rama nuk e donte, ambasadorët mbështesin...

Kokëdhima flet për reformën në drejtësi: “Rama nuk e donte, ambasadorët mbështesin politikanë të korruptuar”

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka thënë se kryeministri Edi Rama nuk donte të bënte reformën në drejtësi.

Kokëdhima tha se ambasadorën në Tiranë i kanë dërguar një letër Ramës në pranverën e vitit të kaluar ku i bënin shantazh.

“Rama nuk donte të bënte reformën në drejtësi. Ai mendonte se do ua hidhte të gjithëve dhe do bënte kapjen e reformës. Ambasadorët e shantazhuan Ramën me një letër që i dërguan. Në fillim të pranverës të vitit 2016 ata i kërkonin qeverisë që t’i hapte rrugën reformës në drejtësi, pasi Rama kërkonte ta kapte. Kushtetuta u ka dhënë një rol të madh ambasadorëve të cilët nuk zgjidhen nga njerëzit. Ka raste kur ambasadorët mbështesin politikanë të korruptuar”, tha Kokëdhima.

LEXO EDHE:  Rama pritet nga Gentiloni, nis viziten zyrtare në Itali (Foto)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook