Ballina Kryesore Koncerti i Ermal Metës, shpërthen këngëtari i njohur korçar: Turp, hipokritë e...

Koncerti i Ermal Metës, shpërthen këngëtari i njohur korçar: Turp, hipokritë e servila!

Pas performancës së Ermal Metës në koncertin që u mbajt mbrëmjen e djeshme, këngëtari Stefi Prifti ka shpërthyer me një status në Facebook ku shkruan se 80% e shqiptarëve nuk e kuptojnë muzikën e Ermalit.

Stefi shprehet se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe vetëm kur bëhen të famshëm nëpër botë, shqiptarët arrijnë t’i njohin e t’i vlerësojnë.

“Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…”, shkruan ndër të tjera këngëtari.

Reagimi i plotë i këngëtarit
Mendoj se, muziken e kengetarit shqiptar, rritur ne Itali – Ermal Meta, 80 % e shqiptareve nuk e kuptojne fare..! Muzike me ide te thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, pra.. per ata qe me kuptojne e komplikuar, por e bukur, larg shijeve te pergjithshme te shqiptareve per muziken 10 vjecarin e fundit… Shumica me duken hipokrite dhe servila. 

Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…

Une i heq kapelen Ermal Metes, ne radhe te pare si ideator dhe si krijues, njeri me fantazi dhe intelekt te guximshem. Po Eugen Pushpepen nuk e njihnin shqiptaret? Nuk e dinin qe interpretonte me zerin e tij te vecante dhe talentin e nje rrokeri te spikatur ne Top Chanel dhe c’do jave ne lokale rroku ne Tirane? Pse nuk shkonte kjo mizeria e ketyre “dashnoreve me suste” dhe “simpatizanteve mbas te vjelit”, te pinin nje birre dhe te shijonin koncertet e tij live?

Perseri them – hipokrizi dhe mungese e theksuar e vetedijes! Mungese kulture e frikshme..! Mungese pavaresie mendimi dhe vleresimi! Shume pak ishin fansat e vertete, qe dinin te cmonin kete talent Shqiptar, pa shkuar ne Eurovizion! Sa talente te tjere dalin nga kjo toke e bekuar, por kurre nuk marrin vleresimin e duhur ne kete vend! Jo…! Duhet te shkojne jashte, te vleresohen ne Europe apo ne Bote dhe pastaj e dime ne…! Te gjithe ishim shoke apo miq te ketij apo asaj..! Dhe kjo nuk ndodh vetem ne muzike. 

Fenomen shqiptar!
Kam edhe nje shembull tjeter qe e kam perjetuar vete.
Sopranoja e famshme Ermonela Jaho. 5-6 muaj, para se te merrte nje titull nderi nga kryeministri, beri nje koncet ne Universitetin e Arteve ne Tirane. Ne mos gabohem ka qene Nentor! Une dhe familja ime ne salle, te ftuar nga pedagogia e nderuar e kantos Suzana Frasheri, njekohesisht pedagoge qe inspiroi dhe per 4-5 vite i dha mesim Ermoneles.

Mbase nuk do me besoni (kjo eshte arsyeja qe citova emrin e profesoresesh), por e verteta e pabesueshme per mua dhe natyrisht per Ermonela Jahon dhe nje tenor shume i njohur austriak, ishte salla me aq pak njerez..! E pabesueshme! Mbas disa muajsh e dekoroi kryeministri i vendit Edi Rama. Nuk gjeje bilete ne TOB…!

Si mund te ndodhin te tilla paradokse ne kete vend? Ku jane profesionistet e fushave perkatese? Ku ishin pedagoget, studentet apo gjithe artistet per te degjuar Ermonelen pa u dekoruar? Turp! 

Jemi akoma shume te varur nga “prijesat”! Edhe lirine e te menduarit e kemi te kufizuar! Ose, me keq akoma! Nuk ka kritike arti! Ka shume pak profesioniste te vertete dhe te pavarur…! E theksoj.. TE PAVARUR nga politika dhe interesa ekonomike, qe per fat te keq ndrydhin dhe nenshtrojne intelektualet me nje veshtrim venger… Une mendoj se keto jane disa te verteta qe dhembin shume, jo vetem per ata qe nuk flasin, por edhe per mua qe shkrova keto rreshta…”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook