Ballina Kryesore Konfirmohet zyrtarisht, ja kur do të jetë ndeshja mes Khabib dhe Mayweather

Konfirmohet zyrtarisht, ja kur do të jetë ndeshja mes Khabib dhe Mayweather

Pak ditë më parë, kampioni i botës në fuqi në UFC për peshat e lehta, Khabib Nurmagomedov, ftoi publikisht për një duel, kampionin e botës në boks, Floyd Mayweather.

Boksieri amerikan iu përgjigj pozitivisht ftesës së rusit, ndërsa tashmë konfirmohet zyrtarisht që mes tyre do të ketë një ndeshje.

Supersfida, e cila mezi pritet nga të apasionuarit e boksit dhe kickbox-it do të zhvillohet në 4 Maj të vitit që vjen.

Mendohet se sfida do të jetë në boks, gjë e cila favorizon Mayweather, i cili numëron 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, shkruan “DuaLajm.com“.

Por nga ana tjetër, Khabib e ka marrë shumë seriozisht këtë ndeshje, pasi siç thuhet së fundmi në mediat e huaja, ka filluar të stërvitet nga legjenda e boksit, Mike Tyson, i cili do të jetë trajneri i tij.

30-vjeçari rus numëron 27 fitore dhe anjë humbje në karrierën e tij, ku më e fundit ishte fitorja madhështore ndaj një prej legjendave të kickbox, Conor McGregor, ku mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta.