Ballina Bota Konflikt me armë zjarri në klubin e natës, qëllohet për vdekje këngëtarja...

Konflikt me armë zjarri në klubin e natës, qëllohet për vdekje këngëtarja e njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë gjatë ditës së sotme, ku këngëtarja e njohur Hacer Tulu ka mbetur e vdekur pas një sulmi me armë zjarri në një lokal nate në Bodrum.

Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në “Pasha Club”, pas një konflikti me armë zjarri ku mbetën të vdekur këngëtarja 40-vjeçare, pronari i lokalit Mehmet Ali Surensoy si dhe u plagosën disa persona të tjerë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik turk, policia ka arrestuar 4 të dyshuar.

Hacer ka zhvilluar karrierën si modele, aktore dhe këngëtare në Turqi, ndërsa pak para sulmit ajo kishte publikuar në rrjetet sociale atmosferën në klubin e natës ku po performonte.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa mendohet se shënjestra e sulmit nuk ka qenë këngëtarja.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook