Ballina Kryesore Kontrata e çmendur e Hamilton me Mercedes, ja shifra stratosferike që do...

Kontrata e çmendur e Hamilton me Mercedes, ja shifra stratosferike që do paguhet kampioni i Botës në Formula 1

Kampioni i Botës në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton ka nënshkruar një kontratë të re me Mercedesin, skuderinë për të cilën garon, e cila do t’i sigurojë 33-vjeçarit shuma shumë herë më të mëdha, se ato që po fiton aktualisht.

30 milionë paund në vit është kontrata e re e ish-pilotit të Meclaren, e cila zgjat deri në 2020, plus një bonus prej 10 milionë paund në dispozion, shkruan “DuaLajm.com”.

Tashmë, Hamilton jo vetëm që do të kryesojë renditjen e listës së Forbes për pilotin më të paguar në sportin e tij, por do të ketë një pagë më të lartë vjetore se ish-ylli i Real Madrid, aktualisht futbollist i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Me kontratën e re, Hamilton do të paguhet 1.27 paund në sekondë, ose 76 paund në minutë, ose 4.579 paund në një orë, ose 109 mijë paund në ditë, shifra këto vërtetë të çmendura.

“Është mirë të nënshkruash marrëveshjen, ta bësh publike atë dhe më pas të vazhdosh me biznesin si zakonisht. Kam qenë pjesë e familjes Mercedes për 20 vjet dhe kurrë nuk kam qenë më i lumtur brenda një ekipi se sa jam tani. Ne jemi në të njëjtin ritëm, si në pistë ashtu edhe në rrugë të mbarë jashtë saj,  dhe unë pres që të fitoj më shumë në të ardhmen dhe të ndriçoj më shumë dritë për Mercedesin. Jam shumë i bindur se Mercedes është vendi i duhur për të garuar për të gjatë viteve të ardhshme”, tha Hamilton teksa komentoi kontratën e re.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Nuk do t'i besoni syve. Motoçiklisti nudo goditet me Mercedes-in dhe ngrihet sërish në këmbë (Video)