Ballina Kronike Korça bllokohet nga dëbora, merren masat

Korça bllokohet nga dëbora, merren masat

Korça dhe Dardha është mbuluar nga dëbora dhe rrugët janë bllokuar. Temperaturat janë ulur ndjeshëm gjatë pasdites të së dielës. 

Deri më tani nuk janë hasur probleme me automjetet dhe nuk ka pasur aksidente të shkaktuara nga dëbora por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në zonën e Mokrës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të reshjevë të dëborës dhe pritet ndërhyrje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë kërkuar kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve në akset Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë ndërkohë që autoritetet greke kanë njoftuar bllokimin e pikëkalimit kufitar të Kapshticës për shkak të motit të keq.