Ballina Aktualitet Kosova merr mbështetjen e Rusisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kosova merr mbështetjen e Rusisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një bashkëbisedim me shefin e Kremlinit Vladimir Putin ka marrë mbështetjen e këtij të fundit për marrëveshjen paqësore Kosovë-Serbi.

Gjatë takimit në Paris, zyrtarët e dy vendeve patën mundësi të bisedojnë rreth shumë temave por dhe mbi çështjen mjaft të rëndësishme të dy vendeve fqinje.

“Me presidentin Putin i përqëndruam te normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. “Nëse ju arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”.-ka shkruar Hashim Thaçi, duke cituar deklaratën e Vladimir Putinit.

Ky dialog u prit në mënyrë mjaft pozitive nga shtetasit Kosovar, pasi dihet që deri më tani Rusia ka qenë një mbështetje e madhe për Serbinë.