Ballina Kronike Krimi i trefishtë në Bllok, Ervis Martinaj refuzon të flasë për policinë

Krimi i trefishtë në Bllok, Ervis Martinaj refuzon të flasë për policinë


Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjares së 4 tetorit në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u  plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, (i fejuari i këngëtares, Elvana Gjata), Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Burime nga grupi hetimor thonë se 36-vjeçari Ervis Martinaj nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit.

Atij i kanë shkuar disa herë për t’i marrë dëshminë, por ka refuzuar. Paraditen e 5 tetori, Ervis Martinaj u transferua në Spitalin Amerikan 2 për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa i plagosuri tjetër Eljon Hato ndodhet në Spitalin Ushtarak.