Ballina Kryesore Kryebashkiaku demokrat në burg, reagon ish-ministri: Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe...

Kryebashkiaku demokrat në burg, reagon ish-ministri: Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti

Pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj dhe një sërë zyrtarësh të bashkisë atje, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Duke komentuar ngjarjen, Manjani thotë se e gjithë kjo valë arrestimesh po ndërmerret nga pushteti dhe jo nga shteti, siç duhet të ishte në një vend ku sundon ligji dhe jo politika.

“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston! Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, shkruan Manjani

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook