Ballina Aktualitet Kthehen në vendlindje eshtrat e Mid’hat Frashërit, emrit të njohur të letërsisë...

Kthehen në vendlindje eshtrat e Mid’hat Frashërit, emrit të njohur të letërsisë dhe politikës shqiptare

Rikthehen në vendlindje eshtrat e Mid’hat Frasherit, i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri. Mid’hat Frashëri një ndër emrat e shquar të historisë shqiptare. Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3.239.400 lekësh për rikthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit.

Janë përgatitur proçedurat e nevojshme ndërshetërore për homazhet që do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave. Eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri, si djalë dhe nip i tyre. 

Mid’hat Frashëri pasoi të gjithë angazhimin e parardhësve të tij për një Shqipëri dhe të ardhme më të mirë e të bashkuar. Ai u njoh si firmëtar i pavarësisë, kryetar i Kongresit të Manastirit, patriot dhe njeri i ditur i cili kreu studimet në Stamboll. 

U aktivizua në politikën shqiptare duke pasuar amanetin e të atit. Përtej politikës ai nisi të merrej me krijimtari letrare në vitet 1897 ku botoi dhe “Kalendarin Kombiar”. Botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit, xhaxhait të tij. Në botime të ndryshme mori pseudonimin Ismail Malosmani. 

Ai themeloi gazetën “Liria” në Selanik, botoi revistën “Dituria”. Si një ish ministër pa portofol, delegat i Përmetit, Elbasanit, Pejës; anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris,etj, bëmat e tij i dhanë jetë historisë së Shqipërisë. Kontributi i tij ka qenë i papërshkruar dhe mjaft i vyer për popullin shqiptar.