Ballina Kronike Ku fshihen 3 të kërkuarit për vrasjen në Bllok, e konfirmon sistemi...

Ku fshihen 3 të kërkuarit për vrasjen në Bllok, e konfirmon sistemi TIMS


Në një kohë kur 3 persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë që tronditi zemrën e Bllokut në Tiranë, ku një i ri u vra dhe u plagosën tre të tjerë, detaje të reja dalin në dritë.

Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala tha në emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës se Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) sipas sistemit TIMS, nuk rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria.

“Në rrugë zyrtare, 3 të shpallurit në kërkim nuk kanë dalë jashtë vendit, këtë e konfirmon edhe sistemi TIMS, por mund të kenë përdorur forma të tjera. Nesër janë seancat për masën e sigurisë. Mund të ndodhë që të ketë dëshmitarë dhe prova të tjera”, tha Lala.

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.