Ballina Kryesore “Ku do futeni ditën e protestës?”, Berisha “kërcënon” deputetët e PS-së

“Ku do futeni ditën e protestës?”, Berisha “kërcënon” deputetët e PS-së

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ndër të tjera foli edhe për protestën opozitare që do të zhvillohet në 27 janar.

Sipas ish-liderit historik demokrak, deputetët e mazhorancës janë të tmerruar nga protesta opozitare.

Madje Berisha ka paralajmëruar deputetët socialistë duke i pyetur se ku do të futen ata gjatë protestës.

“Keni ngel një thelë të gjithë ministrat e të turpëruar nga vetja e tyre. Ju jeni tmerruar nga super protesta që po afron. Deputetët ikën të gjithë dhe nuk ka asnjë. Ikën deputetët, nuk janë këtu as 1/5 e tyre. E thotë Viktor Hygo: “nuk njihej më as shef as flamurtar”. Çdo bëni ju ditën e protestës, ku do futeni ju? Ua thoni shqiptarëve këtë”, tha Berisha nga Kuvendi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook