Ballina Kryesore “Kur të përfaqëson një psikopat”, Berisha publikon videon: Shihni si tallet BBC...

“Kur të përfaqëson një psikopat”, Berisha publikon videon: Shihni si tallet BBC me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj kreut të qeverisë Edi Rama në rrjetet sociale.

Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Rama gjatë Samitit që u mbajt në Londër, ku edhe medias prestigjoze britanike i kanë rënë në sy atletet e bardha të kreut të qeverisë shqiptare.

“Duket sikur dikush ka harruar këpucët”, shkruan BBC në videon ku shihen atletet e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë
Kur te perfaqeson nje i semure psiqik! Ja si BBC damkos psikopatin! “Duket se dikush i ka harruar kepucet”, tallet BBC. Ky ishte suksesi i tij ne Samitin e Londres! Turp!

Shikoni videon e BBC ne te cilen thuhet: “Fotoja familjare është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por atletet në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment”. sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook