Ballina Kryesore Kush janë motorrat më të rinj të Ducati-t për vitin 2018?

Kush janë motorrat më të rinj të Ducati-t për vitin 2018?

Ducati është e njohur nga garat e MotoGP, por ajo nuk prodhon motorra vetëm për pista.

Më poshtë do ju prezantojmë 5 modelet e fundit të kompanisë italiane dhe jemi të sigurt që edhe nëqoftësë nuk keni qenë fans i saj, do bëheni menjëherë.

Ducati XDiavel S

Duke u futur direkt në temë Ducati XDiavelS kushton afërsisht 19,900 Euro dhe kjo ndodh sepse përveç tjerave ka nje motorr V-Twins 1262cc me ftohje me likuid që prodhon 156 kuajfuqi dhe 95 kg/m  momente rrotullimi. Në pamje të parë duket kompakt, dinamik dhe i frikshëm. Siç shihet dhe nga fotot format e lakmuara dhe goma e pasme bie direkt në sy, e cila të jep pershtypjen sikur nuk ka asnjë pikë takimi me pjesën tjetër të motorrit.  Ashtu siç është në modë tani, ka drita led, ekran shumë-funksional, ABS, kontrollues fërkimi, stabiliteti dhe pirun të ndryshueshëm. Gjithashtu motorri lidhet me telefonin tuaj me Bluetooth për të rritur ndërveprimin me të. Duhet të themi që “XDiavelS” është dyvendesh, pavarësisht se vendi i pasagjerit ka pak hapësirë.

Ducati Scrambler 1100 Sport dhe 1100 Special

Ducati Scrambler është më afër atyre llojeve të motorrave që jemi mësuar duke pare, por kjo nuk do të thotë që nuk ja vlen. Më i madh se XDiavels dhe me pirunj më të gjatë, ky model është i përshtatshëm për rrugëtime të gjata në asfalt dhe jashtë atij. Motorri është L-Twin Desmo 1100cc me ftohje me ajër që prodhon 86 kuaj fuqi dhe 65kg/m momente rrotullimi. Çmimi fillon nga 10,700 Euro.

Ducati 959 Panigale Corse

Dihet qe specialiteti i Ducatit janë motorrat sportiv dhe këtu nuk na zhgënjen. Ducati 959 Panigale Corse ka 4 gjendje ngasje dhe të gjitha teknologjitë e fundit (drita led, ekran shumë-funksional, ABS, kontrollues fërkimi, stabiliteti dhe pirun të ndryshueshëm…etj.). Fuqizohet nga një motorr L-Twin 959cc me 150 kuajfuqi dhe 75 kg/m momente rrotullimi. Çmimi fillon nga 14,400 Euro.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Aksidentet më shokuese në MotoGP do habiteni nga këto pamje

Ducati Panigale V4 ‘S’

Dhe tani kalojmë aty ku marka Italiane specializohet, në motorrat për gara. Shkronja S në fund nuk qëndron për Sport por për Special, 214 kuaj fuqi 91 kg/m fuqi rrotullimi 1103cc. Me këto shifra ky model kthehet në një armë të vërtetë. Disa nga specifikimiet janë: gjendje ngasjeje të ndryshme, rregjistrim fuqie, ABS, kontrollues fërkimi, kontrollues rëshkitjesh, kontrollues ndalimit të motorrit të brendshëm, kalibrim automatik të gomave, kontrollues për nisjen, ndryshues i shpejtë marrshi, kontrollues amatortizimi elektrik, LED, pjesë të përbëra prej fibrash karboni  dhe shumë të tjera që mund t’i gjeni lehtësisht në faqe zyrtare të Ducati-t.

Dhe për ta mbyllur me çmimin, “merr aq sa paguan”, pra për të patur të gjitha këto duhet të paguani jo me pak se 23,000 Euro./automjet.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook