Ballina Kryesore Ky është fruti që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër

Ky është fruti që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër

Sulmet e zemrës janë urgjencë serioze që kërkojnë trajtim  të menjëhershëm mjekësor.

Ataku kardiak shkaktohet kur furnizimi i zemrës me gjak papritmas bllokohet.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i dietës dhe stilit të jetesës mund t’ju ndihmojë t’i zvogëloni shanset për sulm në zemër.

Dietistja Juliette Kellow dhe nutrocinistja Dr. Sarah Brewer, bazuar në hulumtimet që kanë kryer, thënë se duke ngrënë më shumë domate, ulni kolesterolin dhe shtypjen e gjakut, që të dyja këto janë shkaqet kryesore të atakut kardiak.

Efektet shëndetësore të domateve vijnë nga licopeni, antioksidues i fuqishëm që njëkohësisht e rritë edhe nivelin e kolesterolit të mirë në trup.

Ndër tjerash, domatet, të cilat nga ana botanika janë një frut, edhe pse cilësohen si perime, janë burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C.

Ekspertët thonë gjithashtu se domatet përmbajnë veti ushqyesve thelbësore që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve, si dhe zvogëlon mundësitë e prekjes nga kanceri i prostatës.