Ballina Aktualitet Ky është qyteti shqiptar ku më shumë ka qen sesa njerëz, ja...

Ky është qyteti shqiptar ku më shumë ka qen sesa njerëz, ja ç’kërkojnë banorët nga shteti (FOTO)

Në qendër të Bulqizës ndodh që ka më shumë qen sesa njerëz.

Mund të behen burim aksidenti, por rreziku më i madh është kur në tufë, siç rrëfejnë banorët, qentë kanë sulmuar njerëzit.

Qentë endacakë kanë pushtuar lagjet e Bulqizës, në një situatë që banorët thonë se vjen duke u përkeqësuar me shtimin e numrit të qenve.

I madh e i vogël kërkon ndihmë institucionale në qytet për të zgjidhur problemin e qenve, që me këtë ritëm shumë shpejt mund të tejkalojnë numrin e banorëve në Bulqizë.