Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Vlorë, makina me përplas fëmijën që po kalonte...

Aksident i rëndë në Vlorë, makina me përplas fëmijën që po kalonte rrugën

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka goditur një fëmijë.

Mësohet se fëmija, rreth 3-4-vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën, por është futur me shpejtësi në rrugë, dhe drejtuesi i automjetit nuk ka mundur ta shmangë.

Vogëlushi është transportuar drejt spitalit nga drejtuesi i mjetit që e aksidentoi. Mësohet se gjendja e të voglit është tepër e rëndë.

Shoferi i mjetit tip “Toyota” me targë AA633NF, më pas është shoqëruar në ambjentet e komisariatit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook