Ballina Aktualitet E rëndë në Tiranë, burri bie nga kati i 6 i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri bie nga kati i 6 i pallatit

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, pranë zonës së Kodrës së Diellit.

Mësohet se një burrë i moshuar ka rënë nga kati i 6 i një pallati mbi disa antena në katin e dytë, të cilat e kanë mbajtur aty.

Burime nga vendngjarja shprehen se u trembën nga zhurma, dhe se dolën të shihnin jashtë ç’po ndodhte.

Ende nuk dihet nëse rënia ka qenë aksidentale apo personi në fjalë ka dashur t’i japë fund jetës.

Pak më parë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin për në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook