Ballina Aktualitet Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Hipotekave (Emri)

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Hipotekave (Emri)

 

Pas shkarkimit nga detyra të Drejtorit së Përgjithshme të Hipotekave,  Elion Semanaj, është zgjedhur kreu i ri i këtij Institucioni.

Kryeministri Edi Rama sapo ka emëruar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Hipotekave. Ai është Valdrin Pjetri, raporton “DuaLajm.com”.

Para se të merrte këtë post, Pjetri ishte në krye të Zyrës  së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) Tiranë.

LEXO EDHE:  Grabitja te Hipoteka, Posta reagon pas verdiktit të policisë: Nuk jemi grabitur ne, por

Pjetri gjithashtu ka punuar tek Ministria e Mbrojtjes, ku ka qenë drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë.

Më parë ka punuar tek Ministria e Financave si dhe në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook