Ballina Aktualitet Lirohet nga burgu Ballist Morina, fjalët e para pasi doli nga qelia

Lirohet nga burgu Ballist Morina, fjalët e para pasi doli nga qelia

Është liruar nga burgu prej autoriteteve kroate Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, pas një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Ballist Morina ka njoftuar lirimin e tij pas një postimi në rrjetin social, Facebook, ku ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që kanë bërë të mundur lirimin e tij.

“Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.

I LIRË !! Rrofte shpirti i shqiptarit”, ka shkruar ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook