Ballina Kryesore Përfundon java e fundit e Superligës, ja kush është skuadra që bie...

Përfundon java e fundit e Superligës, ja kush është skuadra që bie nga kategoria pas Lushnjës

Sapo ka përfunduar java e fundit e Superligës shqiptare, ku është mësuar dhe skuadra tjetë që bie në Kategorinë e Parë pas Lushnjës.

Çështja e titullit është zgjidhur disa javë më parë, ku korçarët u shpallën matematikisht kampionë të Shqipërisë, por interesi ishte në dy sfidat e mbijetesës, Skënderbeu-Vllaznia dhe Partizani-Kamza.

Kamza ka arritur të mposhtë me rezultatin 0-1 Partizanin, duke siguruar kështu mbijetesën në Superligë, me golin e Rezit në minutën e ’47, shkruan “DuaLajm.com”.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Vllazninë, e cila edhe pse fitoi me rezultatin e thellë 1-5 në Korçë ndaj Skënderbeut, nuk mundi dot të qëndronte në Superligë, pasi Kamza kishte dy pikë më tepër, dhe duhej humbja e tyre dhe fitorja e shkodranëve për të siguruar mbijetesën.

Ndërsa pjesë e Europa League, do të jenë Kukësi dhe Luftëtari.

Java 36 (E fundit) Ndeshjet:

Kukësi – Flamurtari         2-2

Laçi – Teuta                    4-2

Lushnja – Luftëtari          1-2

Partizani – Kamza           0-1

Skënderbeu – Vllaznia     1-5

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook