Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ka të vdekur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ka të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit.

Mësohet se një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset, pranë Rrëshenit.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur 54-vjeçarja me iniciale A.P, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga 47-vjeçari A.P.

“Shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.  Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor”, sqaron policia

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.