Ballina Aktualitet Arrestohet në Gjirokastër ekstremisti i njohur grek, pranga edhe tre të tjerëve

Arrestohet në Gjirokastër ekstremisti i njohur grek, pranga edhe tre të tjerëve

Mediat greke shkruajnë se policia shqiptare ka arrestuar në Gjirokastër ekstremisti grek Babis Karathanos.

Sipas tyre, njoftohet se gjithashtu janë arrestuar dhe tre ekstremistë të tjerë të grupit për “Epirin e Veriut”.

Në stacionin e policisë në Gjirokastër janë të katër drejtuesit e lartë të komunitetit grek për Epirin e Veriut. Ata janë pyetur nga policia shqiptare për praninë e tyre në Bularat.

Të arrestuarit janë Babis Karathanos , Kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Thomas Stefos ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komisionit të DEEUM, Christos Doutsis, ish-zyrtar i lartë i Dropolit të Sipërm, Andrea Kourti, këshilltar i Bashkisë Ilioupolis.

Deri tani nuk ka informacione nga policia shqiptare për arsyen e marrjes në pyetje.