Ballina Kryesore LAJM I FUNDIT/ Ilir Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin si ministër...

LAJM I FUNDIT/ Ilir Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm


Sandër Lleshi nuk e mori firmën e Presidentit Ilir Meta për t’u bërë ministër i Brendshëm.

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, përmes një mesazhi të shkurtër për mediat njoftoi se “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.

Edhe pse Kushtetuta nuk i linte asnjë hapësirë Presidentit për t’u shprehur kundër apo për të rrëzuar kandidaturën, Presidenti vendosi që përmes zëdhënësit të tij të refuzojë propozimin e kryemininistrit Edi Rama, duke shënuar në këtë mënyrë precedentin e parë që një kryetar shteti nuk shprehet pro propozimit të kryeministrit për një ministër.

Edhe pse për shkarkimin e Fatmir Xhafës, Ilir Meta nuk mori shumë kohë, për refuzimin e Sandër Lleshit ai respektoi afatin 7 ditor të përcaktuar nga Kushtetuta.

Neni 98 i Kushteutës, pika 1, thekson se ministri emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i shtetit me propozim nga kryeministri brenda 7 ditëve, duke mos i lënë hapësirë për refuzim, por Ilir Meta vendosi të mos firmosë propozimin e kryeministri Edi Rama, por nuk dha asnjë arsye për vendimin e tij negativ.

Por, çfarë ndodh pas këtij vendimi ende nuk ështe e qartë…