Ballina Aktualitet Policia gjithë natën në aksion, arrestohen 50 persona tek Unaza e Re

Policia gjithë natën në aksion, arrestohen 50 persona tek Unaza e Re

Protesta e banorëve të Unazës së Re para Parlamentit, doli jashtë pritshmërive, ditën e djeshme ku u përdor dhunë, tymues dhe kapsolla.

Si nga policia ashtu edhe nga protestuesit pati disa të plagosur por megjithatë banorët nuk janë ndalur me aq, pasi kanë zhvendosur portestën mbrëmjen e djeshme në “Astir”.

Së fundmi mësohet se policia ka qënë gjatë gjithë natës në këtë zonë dhe janë arrestuar mbi 50 persona.

Kujtojmë se protesta e pasdites së djeshme gjithashtu është shoqëruar me përplasje fizike mes banorëve dhe policisë.

Derimë tani zyrtarisht është njoftuar arrestimi i 11 personave, mes tyre dhe një minoren dhe një grua, ndërsa priten njoftime të reja nga policia.