Ballina Kronike VIDEO/ Arrestohet në flagrancë mjeshtri i falsifikimit, i sekuestrohen 11.000 euro falso...

VIDEO/ Arrestohet në flagrancë mjeshtri i falsifikimit, i sekuestrohen 11.000 euro falso (EMRAT)

Policia e Elbasanit ka arritur të konfiskojë rreth 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “KËMBYESIT”.

Burime nga policia bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar në flagrancë tre persona.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni në Elbasan by gazetar-dualajm

Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “KËMBYESIT”,
Policia e Elbasanit, gjatë kontrollit personal i sekuestron 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara
Arrestohen në flagrancë tre të dyshuarit
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “KËMBYESIT”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Leone (Luan) Duka 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”
Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.
Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.
Menjëherë me marjen e informacionit, janë organizuar shërbimet dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip “Peugeot” me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Shpallet emergjenca mjedisore për mbeturinat në Durrës, ja situata alarmante