Ballina Kryesore Lamtumirë dentist! Ja si ta eliminoni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Lamtumirë dentist! Ja si ta eliminoni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Na ndodh shpesh që sa herë kemi dhimbje dhëmbi ne pimë ilaçe të cilat na qetësojnë nga dhimbjet e dhëmbit por kanë efekte të tjera anësore.

Prandaj për këtë arsye ne do ju japim disa këshilla shumë të vyera se si ju të qetësoni dhimbjen e dhëmbit pa përdorur medikamente.

Ja disa mënyra se si të shpëtoni shpejtë nga dhimbjet e dhëmbëve, në kushtet e shtëpisë:

Ujë të ngrohtë me kripë
Përzieni një lugë me krupë në një gotë me ujë të ngrohtë. Uji me kripë do të reduktojë ënjtjen e shkaktuar nga dhimbjet e dhëmbit, pasi të shpërlani me të gojën.

Vaj për infeksionet e dhëmbit
Hidhni dy lugë me vaj në gojë dhe trazojeni atë në gojë për rreth 15-20 minuta. Përfitimi më i madh nga vaji është se ai redukton bakteret e dëmshme në gojë, duke larguar infeksionet.

Kripë dhe piper për lehtësimin e dhimbjeve
Të dyja kanë veti të fuqishme anti bakteriale. Ato mund të lehtësojnë dhimbjet e dhëmbëve. Merrni masa të njëjta të kripës dhe të piperit. Përziejini dhe shtoni pak ujë, në mënyrë që të krijohet një masë e vetme në formën e pastës. Aplikojeni në dhëmbin ku ndiheni dhimbje dhe më pas lëreni të veprojë për disa minuta.

Hudhra për dhimbjet e dhëmbit
Hudhra është një tjetër produkt që mund të shërbejë si medikament për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Shtypni një hudhër dhe përziejeni atë me pak kripë. Aplikojeni përzierjen në dhëmbin e dëmtuar. Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë rresht.

Karafili
Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

LEXO EDHE:  Ronela Hajati e thotë "troç": Më duheshin lekë... më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë saj

Xhinxheri
Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-garë me të.

Qepa
Qepët kanë veti shumë të forta kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për të reduktuar dhimbjen, mjafton të copëtoni nj qepë dhe ta mbani atë për disa minuta tek dhëmbi që ju krijon probleme.