Ballina Kryesore “Lërini dhitë, po merruni me demat që i keni vërdallë”, ja si...

“Lërini dhitë, po merruni me demat që i keni vërdallë”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Lumë komentesh kanë vërshuar në adresë të kryeministrit Rama, pas publikimit të lajmit për skemën e re të matrikullimit.

Ka prej komentuesve që i bënin Ramës sugjerime ironizuese, duke u shprehur të bënin dallime mes krahinave për mbështjetjen financiare ndaj fermerëve.

Bie në sy komenti i një prej një qytetari, i cili sugjeron kreut të qeverisë që të mos merret me dhitë, por me demat vërdallë.

Komentuesi: Këto gjera tmira janë po i lini dhit merruni me demat qe kini verdall se dhit e ktij bejn sa makina qe nget ti dhe tgjith ju qe kini pushtetin.

Rama: Unë nuk ngas makine o xhan dhe makinen e kam te punës apo mos kishe idenë që të shkoj në punë me gomar nga fshati lart ku banoj e deri në Bulevard ku punoj?🙃

“ERTV Live😊: Jo më para nga xhepi për matrikullimin e bagëtive, po para nga shteti për çdo lindje dhe regjistrim të ri👍Skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve dhe agropërpunuesve, një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë e blegtorisë🐑🌾#ShqipëriaqëDuam🇦🇱🇪🇺”, shkruan Rama në “Facebook”.

LEXO EDHE:  DETAJET/ Sekretari amerikan i Shtetit telefonon Edi Ramën, zbulohet çfarë biseduan për 20 minuta

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook