Ballina Kryesore Lërini pijet energjike dhe përdorni këto ushqime për më shumë energji gjatë...

Lërini pijet energjike dhe përdorni këto ushqime për më shumë energji gjatë ditës

Të gjithë kemi nevojë për të përballuar lodhjen e ditës,me energji. Shumë prej nesh përdorin sasi të mëdha kafeine apo lëngjesh energjike, por dihet që nuk janë aspak të shëndetshme. Pikërisht këto pije energjike mund ti zëvendësojmë me ushqime dhe produkte të shëndetshme.

Është më e thjeshtë seç duket dhe mjaft ekonomike. Nuk është e thënë që të shpenzoni shuma të mëdha për dieta kalorike. Jo, absolutisht.

Më poshtë ju radhisim produktet që ofrojnë më shumë energji dhe që ju ndihmojnë të përballoni lodhjen e ditës edhe nëse ju duhet të bëni punë krahu.

Salmoni

 

Falë pranisë së omega 3 dhe vitaminave të grupit B, salmoni kryen funksion të trefishtë si “përforcues energjetik”, lubrifikon trurin (duke përmirësuar funksionin konjektiv) dhe burim i humorit të mirë. Shto këtu faktin që është një anti-inflamator natyral, çka e bën zgjedhjen më të përkryer pas aktivitetit fizik.

Spinaqi

Hekuri, magnezi, potasiumi gjenden në nivel të lartë te spinaqi, një perim që ka rol thelbësor në prodhimin e energjisë në nivel qelizash, pa llogaritur këtu faktin që magnezi luan gjithashtu rolin e qetësuesit, të cilat mund të lehtësojnë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, ruajtjen e niveleve të energjisë gjatë gjithë ditës, si dhe lehtësimin e kontraktimet e muskujve dhe dhimbje të syve.

Kërpudhë

Kërpudhat janë të pasura me hekur, ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të “luftuar” lodhjen. Gjithashtu kërpudhat ndihmojnë në prodhimin e oksigjenit, duke lehtësuar kalimin përmes organizmit.

Arrat dhe frutat e thata

Kombinimi i yndyrave të mira, fibrave dhe proteinave iu garanton frutave të thata një indeks të ulët të glicemisë, duke i bërë ato një ushqim ideal për të garantuar nivel të njëjtë energjetik.

LEXO EDHE:  "Kokainë" në banane,habiten punonjësit e supermarketeve

Vezët bio

Veçanërisht vezët bio, të tilla konsiderohen vezët e pulave të fshatit, përmbajnë nivel të lartë të të gjitha aminoacideve për të mbajtur organizimin në formë perfektë, rrit rezistencën muskulore, në të njëjtën kohë mban nën kontroll oreksin.

Mjalti

Përdorur që në kohët e lashta si burim energjie, mjalti është i pasur me karbohidrate, burim kryesor energjie për organizmin, si dhe për të mbajtur nivel të njëjtë të glikogjenit, duke ndihmuar kështu në parandalimin e lodhjes muskulore.

Patatet e ëmbla

Patatja e ëmbël përmban potasium, vitaminë C, karbohidrate, shumë e mirë për të neutralizuar diabetin, ndihmuar kockat dhe hidratuar lëkurën. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse, në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur, që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë, për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë.

Rrënjët e rrepës së bardhë

Njihet si rrepa e bardhë peruane, pasi rritet në malet e Perusë, në treg gjendet vetëm në formë pluhuri. Nga kjo bimë, përdorim të gjerë kanë rrënjët e rrepës së bardhë, ku pas Amerikës, përdoret edhe në Europë.

 

Farat e lulediellit dhe kungullit

Na ndodh t’i konsumojmë shpesh por realisht ja vlejnë, pasi farat e lulediellit dhe ato të kungullit janë të pasura me minerale, fibra dhe acide thelbësore, si dhe proteina. Farat e kungullit janë shumë të pasura me magnez, gjithashtu janë një burim i pasur i zinkut, i cili ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, që zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale, siç është gripi dhe ftohja.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Përfundon gjithçka mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut. Korçarët mposhten, por dalin nga fusha me kokën lart

Banane dhe gjalpë bajamesh

“Një banane dhe një fetë bukë me gjalpë bajamesh është ndër ushqimet më të mira, pasi në të njëjtën kohë merrni vitaminën B dhe proteinat e gjalpit të bajameve, duke favorizuar kështu furnizim energjie, teksa merrni edhe potasium, si dhe shumë elemente të tjera që ndihmojnë në kryerjen e aktivitetit fizik. Konsumimi i këtyre dy produkteve, furnizon trupin me elemente natyrale që ndihmojnë në forcimin e sistemit nervor, humbjen e peshës dhe kontribuon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, falë kontributit të vitaminës B6.