Ballina Aktualitet Letra ndaj diktatorit Hoxha, Ismail Kadare: Ja si munda ti kurseja jetën...

Letra ndaj diktatorit Hoxha, Ismail Kadare: Ja si munda ti kurseja jetën motrës sime…

Një nga shkrimtarët më të mëdhej të të gjitha kohërave, Ismail Kadare ndodhet në  emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 ku ka sqaruar me detaje letrën që ai i kishte dërguar diktatorit Hoxha lidhur me motrën e tij. 

Kadare shprehet se në 40 vite ajo është e vetmja letër që i ka dërguar tiranit absolut, siç e quan ai Enver Hoxhën.

Duke sqaruar se e ka shkruar letrën për të shpëtuar motrën, shkrimtari i njohur e cilëson turp botimin e saj dhe thotë se nuk e njeh personin që e ka nxjerrë.

“Ky njeri e ka nxjerrë këtë letër me mënyra të dënueshme, nga njerëz që kanë shkelur ligjet e shtetit njëherë. Shërbimi i fshehtë i një vendi diktatorial të përsosur në kuptimin më të keq të fjalës. Siç ua thashë në fillim unë nuk kisha të drejtë të mbaja kopje për veten time. Kjo ka dalë nga thelbi i sekreteve të diktaturës dhe unë nuk e di se ç’bën ky shtet që nuk e sqaron këtë. Kjo letër nga një pikëpamje është pa ndonjë kuptim të madh, se nuk tregon asgjë për mua. Përkundrazi, do të thosha, ndoshta nuk po e teproj, më bën nder. Kjo letër tregon se njëri nga familja ime hetohej ditë e natë nga sigurimi i shtetit. Unë e shkruaj atje që është një gjë që ma tha shteti, që motra jote është në vëzhgim të vazhdueshëm. Mos ma merrni për mburrje, por në atë kohë unë isha shkrimtari më i njohur shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dhe një familjar i imi përgjohej ditë e natë. Dhe i kam thënë se kjo ndikon në gjithë jetën time, në kontrollet time, në punën time të përditshme. Dhe duke kërkuar, nuk ngre ndonjë britmë në qiell që pse më bëhet kjo poshtërsi apo jo, por doja t’i thoja se ju duhet ta dini që me mua po me ndodh ky hetim. Edhe unë vetë duhet ta di pse bëhet kjo gjë. A më pengon kjo mua në jetën time apo jo”,– thotë shkrimtari.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetares investigative, reagon ambasada amerikane: Të zbardhet menjëherë sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala

Pas publikimit të saj, një gjë është e sigurit dhe shkrimtari e pohon me gojën e tij, kur thotë se me atë letër i ka kursyer jetën së motrës, që përgjohej vazhdimisht nga Sigurimi i Shtetit.

“Nuk di ç’të them, se në atë kohë ishin rreziqet kaq të mëdha dhe njeriu nuk duhet të abuzojë me këtë gjë. Gjithë njerëzit kanë qenë të rrezikuar. Nuk është ndonjë zbulim i madh që bëra unë, se përse ma thanë mua. Ishte një paralajmërimqë më bënë. Ndoshta vetë ata tani s’e mbajnë mënd, a janë në këtë botë a s’janë. Unë nuk e di, s’e kam të qartë. Është një mister që e mbulon punën e kësaj letre. Po mua ajo s’më prek fare në biografinë time, s’më bën asgjë. Çfarë kam unë në përgjegjësi që motra ime u përgjoka nga sigurimi i shtetit. Mua edhe motra me përgjohej, dhe imagjino edhe vetë sa shumë përgjohesha. Nga ky hetim, ai grup ku bënte pjesë motra ime, dhe që u arrestua pothuajse i gjithi, njëra nga gratë vdiq në burg, dhe asnjë s’po bën sot hetim, edhe pse duhet të ishte bërë. Kanë qenë 4 a 5 gra, njëra ka vdekur në burg, të tjerat janë liruar. Zoti e di kur, s’di se çfarë ka ndodhur me to, a janë torturuar. Motra ime është ajo që është kursyer, për shkak se është motra ime. Ka qenë një gjë shumë e hidhur, shumë e trishtuar, por që nuk është marrë njeri seriozisht me të”,– u shpreh Kadare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook