Ballina Aktualitet Lëvizje të befasishme në Prokurori, ikin “kokat” (Emrat)

Lëvizje të befasishme në Prokurori, ikin “kokat” (Emrat)

Arta Marku edhe pse nuk ka kompetenca për të lëvizur drejtuesit e prokurorive, këtë gjë e ka bërë që nga dita e parë.

Gjatë ditës së sotme mësohet se ajo ka ndryshuar disa prej drejtuesve të njësive hetimore në Prokurorinë e Tiranës.

Kështu, mësohet se është larguar drejtuesja e deritanishme e Task-Forcës Deniona Katro dhe në vend të saj është komanduar Marieta Zaimi.

Gjithashtu Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në prokurori është larguar nga kjo detyrë.

Këtë post e ka marrë prokurori Genci Qana.

Edhe drejtuesi i Sektorit të Vrasjeve në Prokurorinë e Tiranës është ndryshuar.,

Elina Kondi që mbante këtë detyrë deri më tani është zëvendësuar nga Armand Gurakuqi. Të tre drejtuesit e sektorëve kanë kaluar prokurorë të thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës.

Është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. /tch