Ballina Kronike Lezhjani tenton të përdhunoj vajzën në plazh, 15 vjeçarja tregon makthin në...

Lezhjani tenton të përdhunoj vajzën në plazh, 15 vjeçarja tregon makthin në polici

Blutë e Shkodrës kanë arrestuar një 19 vjeçar. Lezhjani me emrin Besim rreth 19 vjeç është arrestuar pasi ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazhin e Velipojës me një 15 vjeçare.

DEKLARATA E POLICISË
Më datë 15.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besim M, 19 vjeç, banues në Lezhë, Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja A. K,15 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, ka bërë kallëzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazh, në Velipojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 101 e 22 i Kodit Penal.