Ballina Aktualitet Liberalizimi i vizave, Presidenti Meta e pranon: BE po na monitoron

Liberalizimi i vizave, Presidenti Meta e pranon: BE po na monitoron

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në konferencën e ambasadorëve.

Meta deklaroi se Shqipëria është nën monitorimin e vendeve të BE-së dhe të zonës Shengen, lidhur me liberalizimin e vizave.

Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij theksoi se nëse Shqipëria, do të ndërmerrte çdo veprim emocional, nuk do ta zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Kosovë, por do të bllokonte dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Shqipëri. 

“Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen.  

Çdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë. Ndërsa në një plan më afatgjatë kjo nuk do të thoshte asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përkundrazi do i vinte ato në një pozitë edhe më të vështirë. 

Ndaj unë shpresoj që pas raundit të dytë të zgjedhjeve që po bëhen atje edhe politika e Kosovës të bëjë përpjekje më të mëdha për të kapërcyer këtë moment sepse zgjidhja e këtij problemi do ta përqëndronte akoma  më mirë Kosovën në problemet më të mëdha që ajo ka për ta çuar përpara dialogun me Serbinë por mbi të gjitha do t’i jepte fund një frustrimi të jashtëzakonshëm që me të drejtë e kanë qytetarët e Kosovës, si  të vetmit në rajon që po përjetojnë një izolim të padrejtë e të pamerituar”, 
u shpreh Predidenti i Republikës, Meta.

LEXO EDHE:  Meta viziton Rugovën dhe jep një mesazh për shqiptarët e Kosovës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook