Ballina Kryesore VIDEO/ Ceremonia e betimit në Presidencë të ministrave të rinj, Rama pozon...

VIDEO/ Ceremonia e betimit në Presidencë të ministrave të rinj, Rama pozon me Metën

Në Presidencë u zhvillua sot ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë “Rama 2”. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, kryeministri Edi Rama iu drejtua bashkë me 14 ministrat e rinj, përfshi edhe zëvendëskryeministen, në institucionin e Presidencës në orën 17:00.

Duke nisur nga kryeministri, të gjithë ministrat pasi vuri dorën mbi Kushtetutë, firmosën një nga një emrat e tyre dhe më pas shkëmbyen dorën me presidentin Ilir Meta, me të cilin Rama bëri edhe foton e rastin.

Me betimin para kreut të shtetit, merr udhë zyrtarisht edhe mandati i qeverisë “Rama 2”


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook