Ballina Kryesore Real Madrid shkruan historinë, fiton për të tretën herë rradhazi trofeun e...

Real Madrid shkruan historinë, fiton për të tretën herë rradhazi trofeun e Champions League (Video)

Është mbyllur finalja e madhe e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.

Super sfida e luajtur në stadiumin “Olympic” të Kievit ka përfunduar me shifrat 3-1 në favor të madrilenëve, të cilët fitojnë trofeun e tretë rradhazi të Champions League.

Një pjesë e parë ku më shumë se sa lojë pati lot, pasi ylli i Liverpool, Mohamad Salah dhe mbrojtësi madrilen Carvajal janë detyruar të lënë fushën e lojës me lot në sy, pasi të dy u dëmtuan.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa spektakli nisi gjatë pjesës së dytë, ku i Benzema kaloi në avantazh madrilenët pas një gabimi amatoresk të portierit Karius të Liverpool.

Por vetëm 4 minuta më vonë, Mane barazoi shifrat për Liverpool. 

Por në minutën e 60, ndeshja merr tjetër rrjedhë, teksa Isco largohet nga fusha duke u zëvendësuar me Gareth Bale, zëvendësim ky i cili prodhoi dhe fitoren spektakolare të “Los Biancos”.

Vetëm 180 sekonda pasi u fut në lojë, Bale realizon një supergol me rovashatë, duke kaluar në avantazh madrilenët.

Ndërsa do të jetë sërish Bale, i cili në minutën e 83 shënon dhe golin e “knockout” për skuadrën angleze, ku sërish protagonist u bë portieri i Liverpool me një tjetër gafë, duke trefishuar e vulosur shifrat përfundimtare në 3-1.

Komenti i ndeshjes

Real Madrid 3-1 Liverpool

 

83′ Bale shenon sherisht. Reali shume prane trofeut. 

Bale gol on Vidnews.

74′ Rast i mire per te shenuar per Ronaldon. Mbyllet ne castet e fundit dhe topi shkon ne kendore. 

73′ Liverpool pretendon per penallti pas prekjes me dore ne zone te Casemiro. Gjithcka e rregullt per kryesorin. 
  
70′ Mane godet nga jashte zone, topi devijohet dhe perfundon ne shtylle dhe me pas ne kendore.  

68′ Ramos largon rrezikun ne kendore. Topi pritej te zoterohej nga Mane qe mund te hapte probleme. 

63′ Supergoool me roveshatë Gareth Bale

55′ Mane barazon rezultatin

51′ Karim Benzema shenon gol, dalje e gabuar e portierit te Liverpool, Karius

52′ Portieri i Liverpool ben gafen e vitit, Real Madrid kalon ne avantazh

46′ Nis pjesa e dyte. Reali e Liverpool-i në kërkim të golit 

45+3′ Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Real Madrid dhe Liverpool. Një 45 minutësh që pa më kërkues anglezët që aplikuan futbollin e tyre që në sekondat e para, por siç ka ndodhur shpesh në ndeshjet e këtij sezoni nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Cristiano Ronaldo por goditja e portugezit kaloi ngjitur me shtyllën traversale. Reagimi i anglezëve erdhi me anë të Robertson që u ndal në dy kohë nga Kaylor Navas. Kujtojmë që Liverpool humbi shërbimet e Salah pas 30 minutash lojë, pasi në një duel me Sergio Ramos dëmtoi shpatullën duke e detyruar të lë fushën mes lotëve. Në të njëjtën mënyrë doli dhe Carvajal që u zëvendësua 8-të minuta përpara fundit të pjesës së parë nga Nacho. Në fraksionin e parë kishte vend dhe për golin e Benzema që përfitoi nga një grushtim i Karius përballë Ronaldos, me portugezin që ishte në pozicion jashtë loje, duke bërë të pavlefshëm aksionin. 

45′ Akordohen 3 minuta shtese 

43′ Real Madrid gjen rrjeten, por per anesorin Ronaldo eshte ne pozita jashte loje. 

37′ Demtohet Carvajal. Ne loje Nacho 

31′ Zevendesim i detyruar per Kloop. Salah lë fushën mes lotëve, Lallana në vendin e tij

27′ Ka probleme per Salah.

26′ Egjiptiani del jashte vijave kufizuese. Rikthehet ne fushe.

25′ Salah bie ne fushen e blerte pas perplasjes me Ramo

23′ Robertson leshon nje te djathte nga brenda zones, Navas ben heroin ne dy kohe, 

22′ Liverpool dominon dhe qarkullon topin. Por mbuullet ne castet e fundit nga mbrojtja. 

15′ Ronaldo kercenon me nje goditja ne hyrje te zones, topi kalon shume prane traverses 

7′ Ramos kthen topin drejt Navas, qe tregohet me i shpejte se Arnold qe per pak perfitoi 

6′ Aksion i rrezikshem nga Liverpool. Por Varane tregohet me i shpejte se Mane. Spastron gjithcka Marcelo. 

5′ Skeme e Liverpool. Milner pason per Salah qe eshte me qendron por ndalet gjithcka nga Modric 

4′ Salah problematik. Marcelo nderhyn por me faull. Goditje denimi per Liverpoll. 

1′ Nis finlja e “Champions League”

20:30-Përfundon performanca e këngëtares shqiptare Dua Lipa në finalen e “Champions League”.

vijon…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook