Ballina Kryesore Lobimi rus, flet Spiropali: Lulzim të doli sheshit zullumi, mos e fut...

Lobimi rus, flet Spiropali: Lulzim të doli sheshit zullumi, mos e fut kokën në rërë si struci!

Në një konferencë për mediat, nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali deklaroi se Basha nuk mund t’i shmanget më drejtësisë duke përdorur mandatin e deputetit, siç e përdori dikur në një raport mjekësor.

“Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë “kamioni është i imi, por s’e di kush ma mbushi me banane” dhe as mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë herë, nëse është sadopak trim, duhet të dalë e jo të mbulohet me gjethe fiku, por të thotë të vërtetën që tashmë s’ka mbetur gur lumi e dru pylli pa e ditur”, deklaroi ndër të tjera Spirpali.

Postimi i plotë
Lulzim Basha nuk mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë :

Ka mbi një javë që çdo ditë, jo në mediat komuniste të Amerikës si “New York Times” por në median shqiptare, dalin fakte të reja. Por Lulzim Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të Partisë Demokratike, që po bëhet gjithmonë e më i madh.

Lulzim Basha deklaron se mes atij vetë personalisht, apo Partisë Demokratike dhe kompanisë së lobimit Muzin ka vetëm një kontratë dhe vlera e paguar nga PD është vetëm 25 mijë dollarë.

Por kompania e lobimit Muzin, kompania që ka punuar për llogari të Lulzim Bashës, deklaron se përveç 25 mijë dollarëve të Bashës, ajo ka marrë edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha bisedë me fëmijët në shkallët e parlamentit (VIDEO)

Për ta bërë zullumin edhe më të zi, kompania në fjalë deklaron se përveç Partisë Demokratike, ajo është paguar edhe nga një firme ruse në vlerën 150 mijë dollarë për lobimin që ka bërë në Shtetet e Bashkuara për Lulzim Bashën.

Basha deklaron se i ka dhënë kompanisë së lobimit vetëm 25 mijë dollarë, kurse kompania e lobimit deklaron se ka marrë 675 mijë dollarë për punën që ka bërë për Bashën.

Këto deklarime, të cilat Basha i quan sajesa, nuk i ka bërë dikush që me Bashën nuk ka asnjë lidhje; nuk i kanë bërë as mediat komuniste amerikane dhe as mediat shqiptare; i ka bërë vetë i punësuari i Lulzim Bashës, Nick Muzin.

Prandaj s’ka asnjë dyshim se ai që gënjen nuk mund të jetë kurrkush tjetër veçse Lulzim Basha, të palarat e të cilit i ka nxjerrë në shesh kompania e lobimit me të cilën Lulzim Basha ka marrëdhënie kontraktuale të bëra jo në kafene, por me deklarata financiare tashmë të depozituara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Njësisë së Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye uluritëse, Lulzim Basha duhet të përgjigjet përpara ligjit qoftë për gjysmë milionë dollarët ekstra që Partia Demokratike i ka paguar kompanisë së lobimit, qoftë për dhuratën ruse prej 150 mijë dollarësh që kompania e lobimit Muzin ka marrë nga firma Biniatta në këmbim të punës që Muzin ka kryer për Bashën.

Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë “kamioni është i imi, por s’e di kush ma mbushi me banane” dhe as mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë herë, nëse është sadopak trim, duhet të dalë e jo të mbulohet me gjethe fiku, por të thotë të vërtetën që tashmë s’ka mbetur gur lumi e dru pylli pa e ditur.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri/ Basha paralajmëron: Pas pak fakte të reja se si Edi Rama...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook