Ballina Kryesore “Do luaj filma porno”, rrëfehet Xhensila Pere: Ja kush ma ‘lypi’ për...

“Do luaj filma porno”, rrëfehet Xhensila Pere: Ja kush ma ‘lypi’ për 250 mijë euro

Ish banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere, e ftuar në emision PopCulture në Top Channel ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

Bukuroshja theksoi se aktualisht është single por që preferon që meshkujt në jetën e saj ti ketë më të vegjël se vetja.

E pyetur nga moderatorët e emisionit PopCulture për projektet e saj të ardhshme, Xhensila theksoi se dëshiron të eksperimentojë edhe botën e kinematografisë, dhe pse jo të luajë edhe filmin e parë porno në Shqipëri, nëse pagesa do të ishte e mirë: “Aktrimi është një fushë që unë ende nuk e kam eksperimentuar por më pëlqen të luaj me zjarrin. Nëse do më jepej mundësia për të luajtur një film porno me shumë para atëherë do të pranoja. Por duhet që shuma të jetë e lartë, ndoshta një miliardë euro”.

Xhensila në intervistat e saj të mëparshme ka deklaruar se i kanë ofruar 250 mijë euro për të kaluar një natë me të, ndërkohë që në PopCulture zbuloi se personi që ia ka ofruar është një shqiptar nga Kosova.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook