Ballina Kryesore Luana Vjollca e pandalshme në sukseset e saj, afirmohet edhe si bizneswoman...

Luana Vjollca e pandalshme në sukseset e saj, afirmohet edhe si bizneswoman (FOTO)

Luana Vjollca është pa dyshim një nga moderatoret më të suksesshme dhe më të njohura në vend, por dhe një prej femrave më tërheqëse dhe më të bukura që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Por përveç moderimit, Luana ka korrur sukses edhe në muzikë, ku këngët e saj u kthyen në hite dhe u kërcyen pafund gjatë ditëve të nxehta të verës.

Së fundmi, bukuroshja e talentuar, ka treguar se sukseset e saj të njëpasnjëshme nuk kanë të ndalur, pasi ka surprizuar sërish fansat e saj, duke shpalosur një tjetër aftësi të saj, të cilën shumë pak fansa të saj mund ta kenë njohur.

Luana Vjollca është afirmuar edhe si bizneswoman, pasi ditën e djeshme njoftoi se për të gjitha femrat që dëshirojnë të kenë diçka të sajën, mund të blinin disa prodhime të fustanit të saj.

Dhe fansat e saj nuk kanë nguruar ta blejnë, edhe pse fustani kushtonte 120 Euro.

Madje edhe vetë Luana shprehet e habitur, por dhe njëkohësisht tepër e lumtur nga kërkesat rekord që ka marrë për blerje të fustaneve që ajo vesh, teksa brenda pak orësh janë shitur të gjithë fustanet.

“Wowww !!! Jam e habitur dhe më e lumtura nga kërkesat që kanë kaluar pritshmëritë në mënyrë rekord. E BEKUAR !!! Pafund Dashni”, shkruan Luana në Instagram.

Nuk dihet nëse kjo është një nismë që ka ndërmarrë dhe do ta vazhdojë si divat botërore, apo ka qenë vetëm një test, por ajo që Luana ka demonstruar është se nuk di të ndalet kurrë së surprizuari, gjë të cilën e dëshmon më së miri dhe afirmimi i saj si biznesmene.

LEXO EDHE:  Prezantimi i 4 zv/ministrave nga Kosova në kabinetin "Rama 2", vjen ironia e Berat Buzhalës: I ka marrë Edi për të prashitur kanabisin