Ballina Galeri Luana Vjollca surprizohet nga fansja e saj, ja urimi i parë që...

Luana Vjollca surprizohet nga fansja e saj, ja urimi i parë që mori për ditëlindje (FOTO)

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është në prag të ditëlindjes së saj të 27-të.

Pas një dite të lodhshme, siç e përshkruan dhe vetë ditën e djeshme, Luana ka përjetuar një surprizë tepër të këndshme në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Luana Vjollca ka zbuluar një letër, me një mesazh urimi të dërguar nga një fanse e saj nga Kosova me rastin e ditëlindjes së saj.

Moderatorja e ka gjetur letrën tek dera e shtëpisë dhe ky mesazh e ka lumturuar së tepërmi, duke e ndarë këtë ndjesi të veçantë dhe me fansat në Instagram.

“Sot nuk është ditëlindja jote, por dua që ta uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera drita ime! Lumturia, dashuria, shëndeti dhe suksesi qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj që të pëlqejë dhurata ime e vogël. Të do pafund, Diellza jote”, shkruhet në mesazhin e urimit, ku bashkëngjitur shihet dhe një unazë.

Teksa e falenderon fansen e saj për këtë mesazh urimi, Luana shprehet se nga dita e lodhur që ka kaluar, kjo ishte gjithçka që kishte nevojë për të vazhduar më tej.

Moderatorja tregon dhe si e kalon ditën në foton tjetër të shpërndarë në InstaStory, ku njofton për letrën e urimit të marrë nga fansja e saj.

Fillimisht ajo është zgjuar që në 8 të mëngjesit, më pas mbaron takime e shkon në Top Channel.

Gjithashtu moderatorja zbulon se po punon me orë të tëra për emisionin e saj të ri, por pa dhënë detaje, duke e lënë surprizë.

Më pas Luana merret me pasionin e saj për muzikën, duke regjistruar 3 këngë të reja në studio, një tjetër surprizë nga ajo, ku fansat mezi presin publikimin e 3 projekteve të reja të saj muzikore.

LEXO EDHE:  INVESTIGIMI/ 3.000 lekë për një natë seksi në lokalet e Durrësit, si u zbulua "foleja" e prostitucionit në qytetin bregdetar

Dhe pas gjithë kësaj dite të lodhshme, urimi i Diellzës, fanses së saj 15-vjeçare nga Podujeva e Kosovës, me siguri që e ka motivuar më tepër, siç shprehet dhe vetë se këto janë arsyeja se pse ajo nuk ndalet.

Kujtojmë që pak muajin e kaluar, kur Diellza kishte ditëlindjen dhe mbushte 15-vjeçe, Luana i bëri një surprizë, duke e mbajtur premtimin që i kishte dhënë për ta takuar.

“Të dhashë fjalën që do vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ja dola të vij pavarësisht kushteve të vështira @diellzaluana. Faleminderiit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite. #LUANATOR përgjithmonë FAMILJE 🙏🏻💜 Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një ditë të gjatë me xhirime ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej. Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, shkruante Luana në foton e publikuar përkrah Diellzës, me rastin e ditëlindjes së saj.