Ballina Kryesore Majlinda Kelmendi, heroina e Kosovës dhe legjenda e xhudos

Majlinda Kelmendi, heroina e Kosovës dhe legjenda e xhudos

Majlinda Kelmendi nuk është thjesht një xhudiste talentuar, por ikona më e madhe sportive për Kosovën.

Kështu e ka nisur artikullin një nga mediat e njohura botërore, CNN, e cila ka publikuar një video të xhudistes shqiptare në faqen e saj në Facebook.

“Kur ndeshet Majlinda Kelmendi, një komb i tërë ngrihet në këmbë”, shkruan CNN.

“Përmes xhudos u bëra dikush”, kishte pohuar Kelmendi për CNN para Lojërave Olimpike të Rio 2016.

“Nuk e bëj për shkak të parave, nuk e bëj sepse dua të bëhem e famshme. E bëj sepse e ndjej xhudon, e dua atë – më bën të ndihem mirë, më bën të ndihem e veçantë”, kishte thënë Majlinda.

Ajo ka fituar shumë tituj evropianë dhe Grand Slam, përveç medaljes historike të artë olimpike.

Ndoshta fitorja më e madhe mbetet liria për të përfaqësuar vendin e saj në garat ndërkombëtare.

“Jo vetëm për sportin, por edhe për vendin, sepse tani sportistët dhe fëmijët e vegjël mund të ëndërrojnë të jenë në Olimpiadë dhe të përfaqësojnë Kosovën”, përfundoi Kelmendi.

CNN e quan xhudisten “Heroina e Kosovës dhe legjenda e xhudos”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook