Ballina Kryesore Maradona vështirësi në të ecur, e ka të detyrueshëm operacionin në gjunjë...

Maradona vështirësi në të ecur, e ka të detyrueshëm operacionin në gjunjë (video)

Diego Armando Maradona shfaqet duke çaluar në një video të publikuar së fundmi. Arsyeja është sepse ai vuan nga artriti në gjunj dhe për këtë shkak nuk është paraqitur në seancën stërvitore të fundit me skuadrën që ai drejton. Artriti në gjunjë edhe lëvizjet e vogla i shëndërron në dhimbje të forta. Doktori i tij, Germán Ochoa, traumatolog dhe kirurg kolumbian që kujdeset për  Maradonan  është njeriu që njeh gjunjët e tij më mirë se kushdo tjetër dhe që i ka operuar shumë herë.

“E njoh mirë Diegon. E kam operuar në vitin 2004 edhe në qershor, përpara botërorit të fundit, në mënyrë që të qëndronte i qetë në Rusi. Jam në dijeni të atij që është problemi i Maradonës. Ai ka një artrit të theksuar dhe rënduar në gjunjë dhe nuk ka më kartilaxhinë. Prandaj kockat fërkohen, femuri me libian dhe rotullën. Është një problem i rëndë që shkakton shumë dhimbje, inflamacion dhe vështirësi në lëvizje. E vetmja zgjidhje e mundshme dhe Diego e di këtë, është operacioni dhe vendosja e dy protezave në gjunjë. Për një pacient jo më të ri, si ai, nuk ekzistojnë zgjidhje të tjera ”, deklaroi doktori për portalin argjentinas ‘Todo Noticias’.

Por a rrezikon Diego që të mos ecë më? “Jo, nuk do të arrihet deri aty dhe nuk do të ndodhë. Teknologjitë moderne ofrojnë zgjidhje të ndryshme, por rruga më e mirë është ajo e operimit të gjunjëve. Fillimisht njërin, pastaj tjetrin. Diego e di, sikurse i di mirë ato që nuk duhet të bëjë, e kemi diskutuar shpesh. Duhet të evitojë gjithçka që ka kontakt me gjunjët, vrapimin, kërcimin dhe çdo lloj lëvizje që krijon fërkim të gjunjëve”, sqaroi doktori.