Ballina Kryesore Maratona e Tiranës, shpallen fituesit për secilën kategori (Emrat)

Maratona e Tiranës, shpallen fituesit për secilën kategori (Emrat)

Janë shpallur fituesit për garën 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës në të cilën morën pjesë rreth 2500 garues nga 40 vende të botës.

Mësohet se fitues nga meshkujt është Abel Kibet Rop nga Kenia, ndërsa nga femrat është shqiptarja Luiza Gega.

Ndërkohë që Nelson Kipkogei Kerutich nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia ishin fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K”, prej 10 km.

Kerutich arriti të fitoi garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda, Mbatha fitoi garën për femra duke përshkruar 10 km për 36 minuta e 46 sekonda.

Fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha.

Fituesit e Maratonës së Tiranës 2018

Kategoria Half Marathon (21, 0975 km)

Femra 21 km:
Vendi i I – Luiza Gega (Shqipëri) 01: 14’’ 18’’

Vendi i II – Agnes Chebet (Kenia) 01: 14’ 56’’

Vend i III – Christine Moraa Oigo (Kenia) 01: 15’ 59’’

Meshkuj 21 km:

Vendi i I – Abel Kibet Rop (Kenia) 01: 05’ 13’’
Vendi i II – Hosea Kiplagat Tuei (Kenia) 01:05’ 45’’

Vend i III – Evans Kipngetich Tanui (Kenia) 01: 07’ 12’’

Kategoria “Tirana 10K”

Femra 10 km:

Vendi i I – Ruth Nundu Mbatha (Kenia) 00: 36’ 41’’

Vendi i II – Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) 00: 37’ 19”

Vend i III – Zita Kecser (Hungari) 00: 38’ 10’’

Meshkuj 10 km:

Vendi i I – Nelson Kipkogei Cherutich (Kenia) 00:32’ 31’’

Vendi i II – Matheë Kosgei (Kenia) 00: 32’, 59’’

Vend i III – Moses Kipruto Kibire (Kenia) 00:33’ 20’’

LEXO EDHE:  Zhvillohet këtë të diel maratona në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Kategoria “we too”

Vendi i I – Bledar Suxha (Shqipëri) 00:12’ 00’’

Vendi i II – Erblin Karaj (Shqipëria) 00: 12’ 08’’

Vendi i III – Dovlet Xhangolli 00:12’ 17’’